“Transgjinorët janë të sëmurë kronikë”, deputetja spanjolle shkakton polemika me deklaratën

schedule13:49 - 18 Korrik, 2023

schedule 13:49 - 18 Korrik, 2023

Një deputete spanjolle ka shkaktuar polemika me deklaratën për transgjinorët. Marìa Ruiz, deputete e partisë ultra-konservatore Vox, i përkufizoi transgjinorët që i nënshtrohen trajtimit mjekësor si “sëmundje kronike”. Ruiz po i referohej një ligji të dëshiruar nga qendra e majtë, i cili parashikon zgjedhjen e gjinisë.

“Ligji trans”, i miratuar nw shkurt, u lejon të gjithëve mbi 16 vjeç të ndryshojnë lirisht gjininë, pa certifikata mjekësore apo psikologjike. Kjo e drejtë mund të shtrihet edhe për të miturit 14 dhe 15 vjeç me pëlqimin e prindërve. Rregulli është i afërt me atë skocez, i cili ende nuk është në fuqi pasi Londra është kundër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!