Transformohet Rinasi/ Shesh për të pushuar dhe parkim me 1 mijë vende

schedule13:28 - 10 Maj, 2025

schedule 13:28 - 10 Maj, 2025

Fasada mbulon një sipërfaqe prej 40,000 m2 dhe përveç funksionit estetik,do të luaj   një rol kyç edhe në përmirësimin e qarkullimit dhe mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike.

Përfundimi i këtij projekti pritet  që ti japë një dimension të ri dhe krijon një pamje mbresëlënëse në hyrje të aeroportit Nënë Tereza, sidomos gjatë natës.

Sipas arkitektit italian fasada është frymëzuar nga motivet tradicionale shqiptare dhe është ndërthurur me arkitekturën bashkëkohore për të krijuar një identitet unik estetik dhe kulturor.

Po ashtu  është ndërtuar një strukturë e re moderne parkimi, e lidhur direkt me terminalin e aeroportit, duke e çuar në 3000 totalin e vendeve të parkimit,  dhe që zë   një hapësirë prej 28,000 m2. Kjo ndërhyrje është realizuar brenda tre muajve për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve gjatë sezonit veror.

Transformimet e fundit janë pjesë e një programi të gjerë investimesh, që përfshin zgjerimin e mëtejshëm të zonave të mbërritjes dhe të nisjes, përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe fizike, si edhe nisma të tjera për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirë prodhimin e energjisë nga burimet alternative.

Këto ndryshime janë pjesë e një strategjie afatgjatë dhe të qëndrueshme për zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Deri më sot janë investuar mbi 150 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën, për të rritur kapacitetet dhe për të ndërtuar një standard të ri për transportin ajror në Shqipëri.

Të dhënat më të fundit për trafikun e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për tre mujorin e parë të 2025 tregojnë një rritje të qëndrueshme me 9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare duke u regjistruar mbi 2 milion pasagjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!