Transformimi i Italisë, objektivat e mëdha dhe Serie A: Rrëfehet Mancini

schedule16:43 - 28 Shkurt, 2020

schedule 16:43 - 28 Shkurt, 2020

Roberto Mancini ka zhvilluar një punë të madhe dhe ia ka dalë t’i japë fund momentit të errët të kombëtares italiane. Të kaltrit zhvilluan një fazë eliminatore perfekte për Euro 2020 dhe ambiciet janë shtuar. Trajneri i kombëtares shpjegon për Esquire.com ndryshimin e madh të Italisë dhe deklaron objektivat për të ardhmen. Në fund një koment për Serie A. Kampionati italian nuk është më i dikurshmi, edhe pse po rritet, teksa Mancini tregon problemin e madh.

Nuk ka qenë e thjeshtë të transformoja Italinë, sepse vinim nga mungesa në Kupën e Botës në Rusi, diçka që nuk kishte ndodhur prej 50 vitesh. Morëm vendimin t’i besonim lojtarëve të rinj, duke mos harruar ekspertët. Lojtarët kishin një dëshirë të madhe për të dërguar kombëtaren aty ku e meriton.

Jemi përmirësuar, por duhet të punojmë edhe më shumë. Italia duhet të ketë gjithmonë fitoren objektiv. Jemi paraqitur mirë në eliminatoret e Europianit dhe jemi optimistë. Objektivi? Nuk mendoj shumë për të ardhmen, por objektivi im është triumfi në Europian dhe Botëror.

Serie A? Kampionati duhet të kthehet në nivelin e viteve 80 dhe 90, periudhë kur zhvillonim futbollin më të mirë në planet. Ndryshimi mes futbollit tonë dhe atij jashtë Italisë në ditët e sotme është te kapitalet e klubeve, që është më i vogël në klubet italiane sesa ato europiane“, përfundon Roberto Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!