Transferimi më i ri i Real Madrid, mesfushori Reinier, po shkëlqen për momentin në turneun para-Olimpik në Kolumbi, ku po aktivizohet me Brazil U-23. Edhe pse është me mision në këto lojëra Olimpike, mesfushori nuk mund të mos flasë për transferimin e tij te “Los Blancos”.
18 vjeçari u transferua në Madrid nga Flamengo për plot 30 milion euro dhe menjëherë pas Lojërave Olimpike, do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”. Për këtë transferim, Reinier tha: “Mendoj se unë dhe familja ime, do të jemi shumë të lumtur në Spanjë.
Po e mësoj gjuhen spanjolle nga disa emisione televizive dhe nga WhatsApp. Kam lexuar disa gazeta spanjolle dhe jam shumë i lumtur me mënyrën si kanë shkruar për mua. Mezi po pres të filloj këtë aventurë të re”, përfundoi talenti brazilian./abcnews.al