Giorgio Chiellini mbush 38 vjeç në gusht dhe ende nuk e ka ndarë mendjen se kur do ta mbyllë me futbollin e luajtur.
Qendërmbrojtësi ka edhe një vit kontratë me Juventusin, ndërkohë që në Itali raportojnë se ai mund ta mbyllë karrierën në një kampionat tjetër.
Bëhet fjalë për në MLS, aty ku janë disa klube që do e donin eksperiencën e Chiellinit, i cili është pjesë e Juventusit prej vitit 2005. / abcnews.al