Transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e “Bluve”, Napoli zytarizon mbrojtësin italian

schedule21:36 - 13 Korrik, 2024

schedule 21:36 - 13 Korrik, 2024

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napoli ia ka plotësuar, me “shtatlartin” e mbrojtjes, Alessandro Buongiorno, i cili është kthyer në përforcimin më të ri të “Bluve”.

Për kartonin e tij, Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis do të paguajë plot 40 milionë euro, në arkat e “Demave” të Torino, të ndara në formulën 35 milionë euro bazë dhe 5 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Sa i përket kontratës personale, 25-vjeçari italian ka firmosur për 5 vite me klubin e tij të ri, teksa pritet të përfitojë një pagë sezonale, rreth 2.5 milionë euro.

Sakaq, Buongiorno është lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e klubit italian pas nigerianit Victor Osimhen dhe meksikanit Hirving Lozano, si dhe afrimi i tretë te Napoli këtë sezon, pas spanjollit Rafa Marin dhe anësorit të Roma, Leandro Spinazzola. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!