Reali Madridit ka krijuar një marrëdhënie mjaft të mirë me super agjentin Mino Raiola. I gjithë ky afrimitet mes palëve filloi nga trasferimi i Areolës nga PSG këtë verë.
Sezonet e kaluara Reali nuk pranonte të transferonte lojtarët e italianit për shkak të pengesave në tratativa që nxirrte Raiola. Por, megjithatë sipas gazetës spanjolle Marca, galaktikët mund ta shfrytëzojnë këtë afrimitet për të transferuar Paul Pogba në ‘Bernabeu’.
Francezi i United e ka shprehur dëshirën e tij tashmë për një sfidë të re që nga fundi i sezonit të shkuar ku ‘Djajtë e kuq’ nuk arritën dot të siguronin një vend në Champions. Kartoni i Pogba-s shkon deri në €180m, por madrilenët nuk i tremben shifrave. /abcnews.al