Transferimi i kompanisë, Çuçi takim te “Aleat”: Garantojmë vijim të shërbimit për qytetarët, respektim të protokolleve të sigurisë për dokumentet e identifikimit

schedule14:24 - 8 Shkurt, 2023

schedule 14:24 - 8 Shkurt, 2023

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me drejtuesit dhe punonjësit në zyrat qëndore të kompanisë “Aleat” teksa pritet që në përfundim të kontratës koncensionare të bëhet transferimi i kompanisë tek shteti shqiptar.

“Bashkërisht jemi të interesuar për të garantuar vijimësi të punës, në respekt të plotë të të gjitha protokolleve të sigurisë së ID-ve e pasaportave dhe të ruajtjes së të dhënave sensitive. Kompania e ndërtuar me profesionalizëm e përkushtim dhe sipas standardeve më të larta ndërkombëtare në prodhimin e dokumenteve të identifikimit është një histori suksesi, të cilën pashmangshmërisht ne do ta çojmë përpara”, shprehet ministri Çuçi.

Në vijim ministri garantoi qytetarët për vijim të shërbimit me të njëjtën cilësi pavarësisht këtij ndryshimi të pronësisë nga koncensionari te shteti.

“Besimplotë se përgjatë kësaj periudhe tranzitore, por edhe më tej pas dorëzimit të kompanisë, të gjitha proceset do të vijojnë normalisht dhe qytetarët do të marrin shërbim me po të njëjtën cilësi”, tha ministri Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!