Vonesa e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës për trasferimin e Ervis Martinajt nga spitali ku po kurohet për në spitalin e burgjeve ka çuar në largimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani.
Ky i fundit është shkarkuar pikërisht për shkak të moszbatimit në kohë të ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili të dielën caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë.
Transferimi i Martinajt duket se ka shkaktuar dhe përplasje mes punonjësve të burgjeve dhe atyre të spitalit privat ku 36-vjeçari po kurohej pas plagosjes së ndodhur një javë më parë në ngjarjen e bujshmë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut.
Ndërkohë, ABC News ka mësuar nga burime jozyrtare se punonjësit e spitalit privat mund të kallëzohen penalisht për pengimin e Policisë së Burgjeve në ekzekutimin e vendimit të gjykatës. /abcnews.al