Për shkak se Paulo Dybala nuk rinovoi me Juventusin, ditët e fundit kanë filluar edhe aludimet e para se cila mund të jetë edhe skuadra e re e argjentinasit për sezonin e ri.
Lojtar i lirë në fund te sezonit dhe tek Interi u përfol se mund të ndodhte që sulmuesi mund të ndërronte vetëm fanellë dhe jo kampionat, por për të sqaruar gjithë këto thashetheme, ka folur edhe CEO i zikaltërve.
Giuseppe Marotta për “DAZN” preku edhe çështjen e Paulo Dybalas, teksa u shpreh se për momentin te sulmi i zikatërve nuk ka vend për argjentinasin.
“Është evidente që rrethanat e sjellin pranë meje, pasi kemi kaluar sezone të rëndësishme bashkë. Mund të marr parasysh vetëm mungesën e rinovimit dhe të mos futem në dinamikën që çoi në këtë tym të zi.
Për momentin sulmi ynë i plotëson nevojat tona dhe nuk na shqetëson. Kemi edhe disa sulmues të tjerë përreth, si Satriano. Nuk është i vetmi lojtar i lirë te Juve, sikurse ka edhe te Milani e Interi”, u shpreh mes të tjerash Marotta në prag të ndeshjes kundër bardhezinjve. /f.a/abcnews.al