Transferimi i Alexis Sanchez, Interit i vjen zgjidhja nga Gjermania

schedule10:58 - 24 Korrik, 2020

schedule 10:58 - 24 Korrik, 2020

Bayern Munich nuk do ta blejë anësorin e Inter, Ivan Perisic. Bavarezët kishin mundësi ta bënin tyrin kroatin, falë kaluzolës në marrëveshjen e huazimit që bënë verën e shkuar. Tani Perisic do të kthehet në Milano, por gjasat janë që të mos jetë pjesë e zikaltërve në vazhdim.

Vetë lojtari dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe në Angli e do skuadra e Tottenham. Mourinho e pëlqen Perisic, por Interi po punon në një drejtim tjetër për të ardhmen e kroatit.

Ata duan ta përfshijnë në marrëveshje për Alexis Sanchez. Sulmuesi nga Kili është marrë në huazim nga Manchester United dhe Conte dëshiron ta mbajë në skuadër. Për këtë Interi po mendon t’i ofrojë “Djajve të kuq” kroatin, që në të shkuarën klubi anglez ka tentuar ta blejë. /abcnews.al