Transferimet që dështuan/ “Ish”-i i Arsenalit: Desh e morëm CR7, Messi mision i pamundur

schedule09:58 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 17 Shtator, 2020

Francis Cagigao iu bashkua Arsenalit në vitin 1996, fillimisht si akut me kohë të pjesshme dhe më pas u bë drejtues i sektorit të zbulimit të talenteve. Ai u largua nga “Topçinjtë” vetëm një muaj më parë dhe për një periudhë të gjatë te londinezët ka piketuar lojtarë të ndryshëm dhe disa prej tyre edhe e kanë veshur fanellën e Arsenalit.

Mes lojtarëve të piketuar kanë qenë edhe Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.  Ish-kreu i skautëve të Arsenal, në lidhje me Messin është shprehur kështu për “Goal”: “Ne e kishim identifikuar Messin dhe nuk ishim të vetmit. Mbaj mend që ishin disa klube italiane që e ndiqnin dhe pa dyshim klubet spanjolle që ishin të vetëdijshëm për cilësitë e tij.

Ai nuk mund të luante në nivel kombëtar atëherë, për shkak të statusit të tij. Ai mund të luante vetëm në ndeshje rajonale për Barcelonën. Sapo u përfshimë në atë çështje dhe e pamë në aspektin ligjor, vumë re që nuk mund të ndodhte. Ishte e pamundur dhe ra poshtë si pistë menjëherë”.

Cristiano Ronaldo, para vitit 2003 mund të ishte transferuar tek Arsenali dhe jo te Manchester United. Cagigao thotë se marrëveshja ishte pranë. “Ai operacion ishte shumë pranë realizimit. Pa asnjë diskutim Ronaldo ishte një lojtar që ne e kishim parë shumë te të rinjtë.

Ne gjithmonë kemi pasur një rrjetë të fortë për zbulimin e lojtarëve, por është gjë tjetër të dish për ta dhe tjetër të jesh në gjendje të firmosësh me ta. Janë gjera krejt të ndryshme”, shprehet ish-kreu i skautëve të Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!