Ylli anglez i Leicester Cityt, James Maddison, është objektivi kryesor i Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që ishin gati të paguanin deri në 50 milion euro për kartonin e tij.
Numri 10 i “Dhelprave”, po luan sezonin e dytë në “King Power Stadium” dhe ka qenë një ndër lojtarët kryesorë që nga transferimi i tij nga Norwich. I pyetur për të ardhmen e tij, Maddison ka folur hapur, duke i mbyllur derën një transferimi të mundshëm në “Old Trafford”.
“A do të qëndroj te Leicester? Sigurisht që do të qëndroj. Ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë kur u transferova këtu dhe e dashuroj këtë klub”, u shpreh Maddison./abcnews.al
No move to Manchester United, then? ?
James Maddison was asked if he’s staying at Leicester… pic.twitter.com/DDfZaNNHg3
— Goal (@goal) April 25, 2020