Transferim surprizë, Arsenali shet talentin për vetëm 1 milion euro

schedule16:11 - 18 Shkurt, 2020

schedule 16:11 - 18 Shkurt, 2020

Një transferim surprizë ka ndodhur sot në Premier League. Ekipi i Arsenalit ka vendosur të shesë kartonin e mesfushorit Robbie Burton, i cili ishte kapiten i U-23. Futbollisti i Uells U-21 është transferuar te Dinamo Zagreb, për shumën e 800 mijë sterlinave (1 milion euro).

20 vjeçari iu bashkua akademisë së Arsenalit në moshën 6 vjeçare dhe pas plot 14 vitesh si lojtar i “Topçinjve”, ka vendosur të transferohet në Kroaci, në kërkim të minutave në ekipin e parë. Burton është grumbulluar shpeshherë dhe me ekipin A të Arsenalit, por nuk ka gjetur hapësirat e duhura.

Burton do të vazhdojë kështu karrierën e tij në Kroaci dhe te Dinamo Zagreb, pritet të gjejë hapësirat e duhura. Ndërsa Arsenali, vazhdon të heqë dorë nga talentet më premtues, ashtu siç ka bërë me Serge Gnabry dhe Jeff Rene-Adelaide vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!