Tramp ul tonet ndaj Penianit në Korenë e Jugut

schedule13:52 - 7 Nëntor, 2017

schedule 13:52 - 7 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan Donald Tramp i uli tonet ndaj Koresë së Veriut, gjatë vizitës së tij në Seul. Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij koreano-jugor Mun Xhae In, Tramp bëri thirrje për zgjidhje paqësore të kofliktit në gadishullin korean.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, që më parë fliste për zjarr dhe tërbim, kërkoi nga Koreja e Veriut të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të heqë dorë nga programi bërthamor. Tramp tha se Shtetet e Bashkaura i kanë pajisur mirë aleatët e rajonit me armatim. Por tha se shpresonte tek Zoti që ato të mos përdoreshin.

Tonet ishin dukshëm më të ulta se gjatë vizitës së të hënës në Japoni, për t’ju përshtatur ndoshta linjës paqësore që kërkon të ndjekë presidenti koreanojugor Mun Xhae In, në politikën rajonale. Të hënën nga Tokio, Tramp paralajmëroi Penianin me ndërhyrje ushtarake. Kjo detyroi shtetin komunist t’ia kthente atij me të njejtën monedhë, kur tha se Koreja e Veriut është gati t’i kundërpërgjigjet në çdo moment pa mëshirë  kërcënimeve, duke mobilizuar të gjitha forcat.

Para nisjes në Korenë e Jugut, Tramp i kërkoi kongresit të miratojë një fond shtesë prej 5.9 miliardë dollarësh për ushtrinë, në buxhetin për vitin e ardhshëm, që do të shpenzohen për kërcënimin koreano-verior. Të hënën Tramp tha se do t’u dërgojë aleatëve në rajon një sasi të madhe armatimesh të gjeneratës së fundit, për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme nga Peniani./abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!