Tramezzani me mision shpëtimi, merr drejtimin e ekipit italian

schedule17:43 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 17:43 - 9 Dhjetor, 2019

Paolo Tramezzani rikthehet në stol. Pasi punoi si ndihmës i Gianni De Biasit te kombëtarja shqiptare dhe ishte një ndër personat kyç të suksesit të kuqezinjve, 49-vjeçari provoi aventurat si trajneri i parë me Luganon, Sion dhe APOEL.

Me ekipin qipriot arriti të fitonte titullin kampion sezonin e kaluar dhe ishte një hap fitimit të Kupës së Qipros, trofe i cili u fitua AEL Limassol. Me 8 gusht përfundoi aventura me APOEL, ndërsa sot ka firmosur me Livornon një kontratë deri në fund të sezonit.

Tifozët e Livornos, ndër më të zjarrtët në Itali

Ekipi ndodhet në krizë dhe renditet në vend të fundit në Serie B, teksa trajneri italian do të bëjë maksimumin për ta shpëtuar e mbajtur në kategori. Ndeshja e radhës është në shtëpi dhe Tramezzani do të debutojë kundër kryesuesve të Beneventos, që drejtohen nga Filippo Inzaghi. /abcnews.al