Merkato e verës po afron dhe tashmë klubet po bëhen gati të bëjnë lëvizjet e para. Ish-zëvëndës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, i cili tashmë është trajneri i Sionit, i ka sugjeruar Interit mbrojtësin e Hertha Berlin, Mattheus Cunha.
”Ai po ecën shkëlqyeshëm në Bundesligë. Cunha është i ri dhe nëse luan për Conte do ta shikojmë në disa role të ndryshme. Personalisht e shikoj si lojtarin ideal për Interin”, deklaron Tramezzani, i cili ka luajtur dhe vetë për klubin zikaltër.
”Është një lojtar shumë i zoti në lojën një kundra një dhe gjithashtu luan për ekipin. Mund të them se është një djalosh i cili po jeton ëndrrën e tij, e cila tashmë është kthyer në realitet”, mbyll italiani. Cunha iu bashkua Herthës në merkaton e janarit nga RB Leipzig dhe që nga ajo kohë ai ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /abcnews.al