Traktet e Gazidis, pse Elliot u bind t’i besojë gjithçka gjermanit Ragnick

schedule08:59 - 15 Maj, 2020

schedule 08:59 - 15 Maj, 2020

Ivan Gazidis është njeriu që po harton të gjithë ndryshimet te Milani. Gazetari Vito Angele ka zbuluar edhe prapaskenat e atyre gjerave që kanë ndodhur në kampin kuqezi këtë periudhë. Trajneri i ri nuk ka dyshime që do të jetë Ralf Ragnick, gjermani i cili pas një bisede me Elliot është pranuar si opsioni kryesor për t’i besuar Milanin.

Por si ia ka arritur qëllimit Gazidis? Në muajin tetor ai ka hartuar një raport, ku vinte në dukje gabimet e bëra nga ana e drejtuesve teknikë të Milanit, duke nisur me Leonardo dhe më pas me Maldini, Boban e Massara. Ai raport normalisht ka rënë në duart e pronarëve të klubit.

Në të janë të rreshtuara gabimet që Gazidiz mendon se Leonardo, Maldini dhe Boban kanë bërë. Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain, janë dy ndër emrat që konsiderohen si dështime, ndërkohë që rreshtohen edhe trajneri Giampaolo, Paqutea dhe Piatek. 250 milion euro të shpenzuara dhe asgjë në dritë.

Gazidis është lodhur dhe ka menduar për Ragnick, i cili pritet të jetë përgjegjësi i anës teknike, çka me shumë mundësi do e largojë nga klubi një legjendë si Maldini. Gjermani do të jetë njeriu që do të bëjë merkaton dhe pritet të nënshkruajë deri në vitin 2023. Ragnick ka nisur nga puna, teksa po ndjek një kurs italishteje. Milani i ri do të rinisë nga ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!