Trajtimet që ju bëjnë të dukeni dhe ndiheni bukur pas të 40-ave!

schedule14:37 - 8 Tetor, 2020

schedule 14:37 - 8 Tetor, 2020

Dr. Dorina Hajro*

Rreth moshes 40 vjecare jemi mjaftueshem te ndergjegjshem per te pranuar se nuk do te kemi me pamjen e nje 20-vjecari, por nga ana tjeter te dukurit I fresket dhe rinor nuk eshte me nje ceshtje vaniteti.

Struktura kockore ndryshon dhe bashke me te edhe volumet ne fytyre, mollezat duken me te “zhytura”, buzet pak te varura, rrudhat me te shprehura, kapilaret dhe njollat me te dukshme, floket me te holle dhe te rralle.

Ne te gjithe plakemi ndryshe- dhe disa me shpejt se te tjeret per shkak te stilit te jeteses, ndotjes ambientale, predispozites gjenetike, ekspozimit diellor dhe patologjive te ndryshme.

Per kete arsye, pas kesaj moshe kujdesi per lekuren dhe takimet e rregullta me mjekun dermatolog marrin nje rendesi te vecante.

Por cilat jane procedurat jo-kirurgjikale te cilat na ndihmojne te jemi version me I mire I vetes sone ne kete moshe?

Trajtimi konsiston ne kombinimin e disa procedurave, ne varesi te nevojave te cdo lekure. Nuk ka nje trajtim te vetem qe I zgjidh te gjitha problemet, psh nese ju trajtoheni vetem me fillers, do te keni perseri nje lekure te plakur, por thjesht pa rrudhat.

Me poshte po ju prezantoj me “mikrotrajtimet” te cilat ju bejne te dukeni dhe ndiheni bukur pas moshes 40 vjecare.

SmartXside² DEKA CO2 lazer

Nje nga trajtimet me efektive per rigjenerimin e lekures, rritjen e tonusit dhe elasticitetit dhe permiresimin e tekstures eshte padyshim lazeri SmartXside² DEKA CO2. Nepermjet sistemit te skanimit HiScan DOT/RF ky lazer na mundeson  trajtimin e pothuajse cdo problematike te lekures si njollat e diellit, laksitetin, rrudhat, poret e zmadhuara, hiperpigmentimet e natyrave te ndryshme madje edhe cikatricet si psh ato nga aknet (dhe jo vetem). Duke nxitur nje “demtim” termal minimal, te kontrolluar,  ne epiderme I cili arrin deri ne derme ky lazer stimulon fibroblastet per te  prodhuar  kolagjen te ri, efekt I cili vazhdon per muaj me radhe. Shume I sigurte dhe preciz edhe per trajtimin e zones rreth syve, qafes dhe dekoltese. Dhe ne me te shumten e rasteve nje trajtim I vetem eshte mese I mjaftueshem per te patur rezultate maksimale!

Fillers (mbushesit me acid hialuronik)

Duke qene se ritmi i prodhimit te kolagjenit dhe elastines ulet me kalimin e viteve, si femrat dhe meshkujt fillojne te vene re ulje te elasticitetit te lekures, varje dhe humbje te volumeve ne fytyre, qafe dhe trup. Tek femrat, per shkak te luhatjeve hormonale si pasoje e menopauzes keto ndryshime behen edhe me evidente. Trajtimi me acid hialuronik, sidomos ne zonen e faqeve dhe nofulles jep nje ndryshim te menjehershem dhe shume efektiv ne rivendosjen e ketyre volumeve duke rezultuar ne nje pamje me te fresket. Rrudhat e buzeqeshjes jane gjithashtu nje nga shqetesimet me te zakonshme te cilat trajtohen me fillers duke ruajtur natyralitetin edhe ne dinamike!

Botox

Edhe pse une e rekomandoj fillimin e trajtimit me botox ne fund te te 20-tave ose fillim te te 30-tave per efekt parandalues, nuk eshte kurre vone per te nisur kete trajtim dhe sigurisht qe mbetet nje nga trajtimet qe kryej me shpesh pas moshes 40 vjecare.  Zakonisht jemi mesuar te trajtojme me botox rrudhat e ballit, mes vetullave dhe rreth syve te cilat me kalimin e viteve behen me te shprehura por ne keto mosha botoxi perdoret shpesh edhe per rrudhat mbi buzen e siperme “smoker’s lines” ose rrudhat e qafes “Nefertiti neck lift” duke dhene edhe nje efekt lifting ne zonen e qafes dhe nofulles se poshtme.

Mezoterapia

Pervec ndryshimeve ne lekuren e fytyres, me kalimin e viteve pacientet fillojne te shqetesohen edhe per lekuren e qafes dhe te duarve. Injektimi I produkteve te ndryshme si vitamina, aminoacide, PRP, oligominerale dhe peptide ne mezoderme rezulton ne nje lekure me elastike dhe plot shkelqim. Por me kalimin e viteve vihet re edhe shtimi I njollave dhe depozitimi I indit dhjamor ne zonat ne te cilat nuk na duhet, si per shembull poshte mjekres “double chin”. Injektimi I substancave zbardhuese per zbehjen e njollave ose shkrirese te qelizave dhjamore jane nder proceduarat me popullore ne keto mosha. Sigurisht nuk mund te leme pa permendur edhe trajtimin me mezoterapi per rigjenerimin e flokut.

Microneedling (terapia e induksionit te kolagjenit)

Dermapen 4 dhe Gold stamp 24K mbeten nder trajtimet rigjeneruese me te preferuara nga ate gjitha moshat. Duke krijuar mikrotrauma ne lekure trupi yne nis procesin natyral te sherimit duke nxitur prodhimin e kolagjenit te ri dhe elastines dhe duke rezultuar ne nje lekure me te shendeteshme, minimizim te poreve, teksture me homogjene dhe zbehjen ose zhdukjen e njollave. Si nje nder procedurat me komode dhe me te shpejta, efikasiteti I saj maksimalizohet kur kombinohet me procedurat e lartpermendura duke i shtyre ne kohe ose duke I evituar procedurat invasive kirurgjikale.

Te gjitha keto procedura ju marrin shume pak kohe, nuk kane efekte anesore nese kryhen nga profesioniste dhe ju i riktheheni aktiviteteve te perditeshme menjehere.

Dhe mos harroni te merrni me vete nje fotografi te 10-15 viteve me pare kur te takoni dermatologun tuaj, sepse duke kuptuar procesin tuaj te plakjes mjeku arrin te vleresoje se cilat prej procedurave jo-kirurgjikale ju pershtaten me se miri!

 *Dermatologe-Venerologe

Anassa Klinike Dermo-Estetike

Spitali Hygeia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!