Trajtimet inovative kundër tumorëve, Doktor Alfred Aga: Tashmë biopsia bëhet me lazer

schedule08:30 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 08:30 - 4 Dhjetor, 2020

Shefi i shërbimit ORL pranë Spitalit Amerikan 1, Doktor Alfred Aga ka folur për trajtimet inovative kundër tumoreve.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar mënyrën se si trajnohet rastet me metodat më të fundit që tashmë kanë hyrë edhe në Shqipëri, siç është ajo e lazerit.

Ka kirurg që merren me veshin, hundën, varet se janë të ndara. Unë merrem specifikisht me hundën dhe kokëqafën. Nëse janë tumorët në fazën fillestar kemi biopsinë që bëhet me lazer, e shikon biopsinë në mënyrë që mos të dëmtohet edhe korda vokale. Të gjitha vendosen pa çarje dhe pacienti është në gjumë. Më pas pacienti rri vetëm një ditë në spital dhe pastaj ikën. Po flasim për biopsinë malinje. Në të njëjtën kohë bëhet edhe biopsia, doktori që nap ret poshtë sheh masën dhe na thotë se çfarë dueht të bëhet”, tha Doktor Aga.

Më tej, ai ka treguar edhe rastet më të vështira që ka hasur gjatë operacioneve.

Rastet e vështira të paktën një herë në muaj të lënë pa gjumë. Ka operacione që zgjasin 12 orë, mund të themi që ditën e shtunë pati një rast i tillë, po ashtu një vajzë u operua zgjati 12 orë. Po ëhstë një punë që bëhet në ekip, nuk bëhen më vete, janë kolegë që vijnë edhe nga jashtë.

Tashmë janë bërë si rutinë sepse ndodhin një herë në muaj. Më përpara iknin jashtë, ndërsa tani i bëjnë këtu”, u shpreh doktori. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!