Mësuesit e shkollave publike në vend janë kthyer në universitet.
Nga marsi në qershor dhe nga shtatori në nëntor gjatë fundjavave ata do të marrin mësime në arsim fillor, gjuhë shqipe, matematikë dhe shkenca.
Të parët janë ulur në auditore arsimtarët e shkollave të Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Tropojës.
“Javën që vjen do të përfshihet dhe Tirana, Vlora dhe Gjirokastra e kështu përfshihen shtatë universitetet publike”
Mësuesit do të marrin leksione nga pedagogët e fakulteteve të edukimit që përgatisin arsimtarët e rinj në shtatë universitetet publike në vend.
“Mësuesit e shkollave të Korçës psh shkojnë në universitetin e këtij qyteti. Trajnimet janë falas, mësusit do të marrin kredite për këto trajnime, pasi në këtë mënyrë zbatojnë dhe detyrimin ligjor për të pasur tre ditë trajnime në vit.”
Ky program kombëtar I zhvillimit profesional të mësuesve vjen pasi Ministria e Arsimit analizoi rezultatet e nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar PIZZA 2022. Aty ku u vunë re probleme do të përqëndrohen dhe leksionet.
“Duke parë rezultatet e nxënësve, se aty matet se çfarë bëjnë mësuesit, është theksuar se këto trajnime duhet të përqëndrohën në gjërat praktike, ku mësuesi përmes seancave trajnuese të aftësohen për të bërë orë mësimore sa më interesante dhe për të aftësuar nxënësit të marrin kompentenca që do ti ndihojnë në praktikë.”
Deri në fund të vitit parashikohet të trajnohen rreth 4 mijë mësues me synimin që prej këtij programi kombëtar të përfitojnë mbi 16 mijë arsimtarë nga i gjithë vendi./abcnews.al