Në konferencën për shtyp, pas fitores “magjike” ndaj Brazilit, tekniku i Kamerunit, Rigobert Song tha se edhe pse arritën një fitore historike, stafi dhe ekipi janë të zhgënjyer me paraqitjet e arrira në “Katar 2022”.
“Sot (dje), përveç faktit që fituam, jemi të zhgënjyer. E kuptojmë se mund të kishim bërë më mirë. Duhet theksuar se jemi një ekip i ri, i kemi parë djemtë tanë të rriten. Duhet të përgatitemi për vitin 2024 Kupa e Kombeve të Afrikës. Jemi në rrugën e duhur dhe dua të inkurajoj djemtë, Kupa e Botës na lejon të mësojmë dhe të mos bëjmë gabimet e ndeshjeve të para, sepse me Brazilin treguam se mund të kishim bërë më mirë. Sonte jam i kënaqur sepse kohët e fundit gjërat kanë marrë drejtimin e duhur dhe po përparojmë. Është një fakt historik ne jemi një nga vendet afrikane që kemi marrë pjesë shpesh në Kupën e Botës dhe të shohësh Kamerunin të mposht Brazilin nuk është gjë e vogël. Duhet të përgëzoj lojtarët e mi. Është për të ardhur keq që ndalemi këtu, por ne duhet të mbajmë gjërat pozitive.”,- është shprehur tekniku Song. /i.m /abcnews.al