Një vit më parë, Walid Regraghi po mbante shënime ndërsa ndiqte një seminar taktikash Mikel Arteta. Tashmë, ai është në gjysmëfinale teksa sot do të përballet me Francën me misionin drejt finales së madhe.
Një foto ka bërë xhiron në internet orët e fundit e cila tregon Reggaegi kishte marrë pjesë në një seminar të Arteta, me trajnerin e Gunners duke treguar taktikat që ai ndoqi në fitoren 2-0 të Arsenalit në gjysmëfinale ndaj Manchester City FA Cup në 2020.
Në atë kohë, Regraghi ishte trajneri i Ouidës, me të cilin, në fakt, fitoi kupën dhe ligën.
“Ky është trajneri i Marokut, Walid Regraghi, duke marrë një seminar taktikash nga Mikel Arteta, i cili tregoi idetë e tij në gjysmëfinalen e FA Cup kundër Manchester City. Ky është një person me vullnet për të mësuar dhe për të përparuar. Vetëm 1 vit më vonë ai është në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Ai punoi shumë”, thuhet në postim. /G.D abcnews.al/
This is Morocco manager Walid Regragui, attending a tactics seminar by Mikel Arteta, who displayed his ideas in the FA Cup final vs Man City.
This is a person with a willingness to learn & progress. Just 1 year on, he finds himself in the World Cup semi-final. He worked so hard. pic.twitter.com/ez4QxfnfR6
— EuroFoot (@eurofootcom) December 13, 2022