Bayern në verë nis epokën e re, e quajtur Julian Nagelsmann. Trajneri i Leipzig do lërë këta të fundit në verë, me klubin që merr nga Bayern Munchen plot 25 milionë euro, si klauzolë për lirimin e trajnerit nga kontrata.
Në këtë mënyrë 34-vjeçari bëhet trajneri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, me Leipzig, që mund të ketë nisur një trend të ri tashmë, shitjen e trajnerëve, diçka ende e pa praktikuar në masë deri më tani.
Ditën e djeshme u zyrtarizua gjithçka, teksa sot Bild zbulon edhe planet e trajnerit për formacionin me të cilin pritet të luajë Bayern Munchen. Nga 4-3-3 do kthehet në 3-5-2, që në pamje të parë duket mbrojtës, por do jetë mjaft ofensiv. Nicklas Sule, Lucas Hernandez dhe blerja e re Dayot Upamecano do jenë para Neuer.
Në mesfushë Kimmich dhe Goretzka kanë detyrën për të qenë ekran para mbrojtjes. Alphonso Davies dhe Serge Gnabry do mbulojnë krahët. Më përpara, Muler dhe Sane do mbështesin në majën e sulmit Robert Lewandowskin. /abcnews.al