Rashad Sadigov, mbrojtësi azer që e mbylli me futbollin e luajtur këtë vit pas një eksperience te Kesla, i është bashkuar ushtrisë në Azerbajxhan. 37-vjeçari, i cili tani drejton si trajner ekipin e Zira, pak ditë më parë kishte ndihmuar ushtrinë edhe me të ardhura.
Vecc donacionit, tani po jep edhe ndihmën e tij në frontin e luftës me Armeninë. Fotografi të tij kanë qarkulluar online, ndërkohë që një prej tyre e ka shpërndarë edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli.
Ai ka qenë shok skuadre me Sadigov, madje së bashku me Admir Telin dhe Muarem Muarem (shqiptar i Maqedonisë së Veriut, luajti për pak kohë edhe me Flamurtarin në Superiore). Postimi i Agollit mund të shihet edhe si një mbështetje për Azerbajxhanin, ku ai ka luajtur për vite të tëra. /abcnews.al