Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla janë dy nga surprizat e bukura në Serie A këtë sezon. Për të parin, Napoli pagoi 14 milion euro dhe në verë, mbrojtësi dardan do të nisë një eksperiencë të re.
Nesër, ai do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Bolognas, edhe pse një ditë më parë ishte në Napoli për të nënshkruar kontratën me klubin e ri. Vetë trajneri Ivan Juric e ka konfirmuar praninë e shtatlartit në lojë.
Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, kroati foli edhe për Kumbullën. Elozhe për 19-vjeçarin e kombëtares shqiptare, të cilin tekniku e këshillon të vazhdojë në këtë rrugë, në mënyrë që të hedhë të tjera hapa të rëndësishëm në karrierë.
“Të gjithë kanë bërë hapa përpara, nga më i vjetri dhe deri te më i riu. Marashi është një shembull, është një djalë shumë serioz dhe i përqendruar në punë. Duhet të vazhdojë kështu”, u shpreh Juric ditën e sotme para mediave. /abcnews.al