Robert Moreno po i bind të gjithë te Spanja. 42-vjeçari debutoi në pankinën e kombëtares iberike në mars të vitit 2019, në fitoren 0-2 kundër Maltës. Tragjedia që i ndodhi me të bijën, detyroi Luis Enrique të largohej dhe drejtuesit e futbollit spanjoll zgjodhën t’i besonin stolin ndihmësit të tij.
Deri tani ia ka dalë të regjistrojë gjashtë fitore dhe dy barazime, duke e bërë Spanjën një nga skuadrat e para që u kualifikuan në Euro 2020. Marca raporton se Moreno po bën mirë dhe do të jetë në stol edhe në kompeticionin Evropian.
Trajneri i ri ka fituar besimin e lojtarëve dhe drejtuesve. Prania e tij në Evropianin e verës është konfirmuar, teksa ky kompeticion do të ketë rëndësi të madhe për vazhdimësinë e mëtejshme të Morenos në pankinën e Spanjës. /abcnews.al