John Terry është një nga shumë emrat që përfliten për të marrë drejtimin e Tottenham. Ish-kapiteni i Chelsea punon si ndihmës trajner tek Aston Villa.
Ambicia nuk i mungon, dëshira për të punuar si trajner i parë një klub të njohur është e madhe, por në stolin e Tottenham nuk do të ulet kurrë.
Ish-mbrojtësi anglez saktëson një gjë të tillë në prononcimin për The Sun. “Do të doja të drejtoja një klub të madh, por ofertën e Tottenham do e refuzoja“.
Me Spurs e ka pasur gjithmonë derbi dhe 40-vjeçari nuk dëshiron të zhgënjejë tifozët e Chelsea, ekipit londinez ku kaloi vitet më të bukura të karrierës. /abcnews.al