Trajneri i ri i Arsenalit, tentohet më i miri i vitit 2018

schedule10:59 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 10:59 - 10 Dhjetor, 2019

Arsenali është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Unai Emery. Aktualisht “Topçinjtë” po drejtohen nga Freddie Ljunberg, por drejtuesit e klubit nga ana tjetër po punojnë në shumë pista. Carlo Ancelotti është një emër i lakuar për të marrë drejtimin e londinezëve, por jo i vetmi.

Së fundmi lista është zgjeruar edhe me një tjetër kandidat dhe ai është Marcelino Garcia Toral, i cili aktualisht është pa ekip. Eksperienca e tij e fundit ka qenë te Valencia, që e ka drejtuar në periudhën 2017-2019 dhe ka fituar Kupën e Spanjës.

Në vitin 2018 ai është shpallur trajneri më i mirë në La Liga, ndërkohë që në të shkuarën numëron eksperienca të rëndësishme me Sevilla dhe Villareal. Sipas ESPN, Marcelino ka biseduar me drejtuesit e Arsenal dhe vullneti i tij është që ta marrë përsipër drejtimin e klubit anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!