Humbja e djeshme në shtëpi përballë Leicester City (1-2) solli shkarkimin e Manuel Pellegrinit nga stoli i West Ham. “Çekiçët” renditen në vend të katërt nga fundi me 19 pikë dhe rrezikojnë të përfundojnë një kategori më poshtë.
I përzgjedhuri për pankinën sipas Daily Mail është David Moyes, ish-trajneri i Manchester United. Skocezi e njeh mirë këtë klub, pasi e drejtoi gjatë periudhës nëntor 2017-maj 2018.
56-vjeçari qëndron pushim prej atij momenti dhe tani mund të rikthehet sërish në ekipin londinez. Moyes e pret një kontratë 18-mujore dhe gjatë ditës së sotme pritet të vijë zyrtarizimi i rikthimit të tij te West Ham. /abcnews.al