Ndërrimi në ndeshjen kundër Livornos nuk i ka pëlqyer aspak Ledian Memushajt dhe kapiteni i Pescarës u acarua shumë me Luciano Zaurin, trajnerin e tij. Hera e gjashtë që vlonjati zëvendësohej pa u mbyllur ndeshja, por kësaj radhe nuk duroi më.
Mesfushori u ankua te trajneri pas daljes nga loja 8 minuta përpara fundit, ndërsa Zauri i kërkoi që të tregonte respekt, të paktën, për shokët e skuadrës. Trajneri nuk e harruar atë episod dhe ka vendosur të mos e grumbullojë Memushajn për sfidën e sotme kundër Chievos.
Jashtë loje do të përfundojë edhe Elhan Kastrati. Vincenzo Fiorello është rikthyer titullar dhe portieri shqiptar do e ndjekë ndeshjen e sotme nga pankina. /abcnews.al