Trajneri i Partizanit, vlerëson ekipin e tij pas barazimit me miqësoren ndaj Sivasporit

schedule12:37 - 10 Janar, 2019

schedule 12:37 - 10 Janar, 2019

Partizani e bindi trajnerin e tij, Skënder Gega, pas ndeshjes përgatitore ndaj Sivasporit në Turqi. Përballja u mbyll në barazim, dhe Gega provoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion
Një barazim dhe një konfirmim. Edhe pse pa përforcime, Partizani u duk lart në miqësoren e parë të luajtur në Turqi. Skuadra e trajnerit Skënder Gega barazoi 1-1 me Sivasporin, ekip I Superligës turke, duke mos treguar diferenca në lojë me kundërshtarin. Gega, edhe pse pret lojtarë të tjerë për mbrojtjen dhe sulmin, u shpreh pas takimit, i kënaqur me provën e futbollistëve të tij.
“Luajtëm pas ngarkesave të mëdha fizike, por ishim mirë, – tha ai për mediat e shkruara, – pas shënimit të golit, bëmë 10 zëvendësime për t’i dhënë mundësi të gjithëve, dhe për të parë gjendjen e tyre”.
Nuk u aktivizuan vetëm sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, që ka probleme fizike, si dhe afrimi më i fundit, mesfushori Dilaver Duka, që ka vetëm dy ditë me ekipin.
Golin për Partizanin e shënoi Jasir Asani në minutën e 47-të, ndërsa për Sivasporin barazoi Torje, në të 67-ën me penallti. Partizani do të luajë këtë të premte, miqësoren e dytë, atë ndaj Antaliasporit po të Superligës së Turqisë, ndërsa në 14 janar luhet përgatitorja e fundit, ndaj skuadrës më të fortë të Kroacisë, Dinamos së Zagrebit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!