Nicola Legrottaglie i kaloi te Juventusit vitet më të bukura të karrierës, teksa provoi edhe një aventurë me kuqezinjtë e Milanit më vonë. Sot është trajner i Pescarës në Serie B, ekip në të cilin luan Ledian Memushaj.
43-vjeçari ka zbuluar një sekret rreth së kaluarës në një deklaratë për Il Centro. Ishte viti 2007 dhe qendërmbrojtë italian ishte pranë kalimit te turqit e Besiktas, por ky transferim u frenua në momentet e fundit.
“Kisha firmosur me Besiktas dhe gjithçka ishte gati për transferimin tim në Turqi. Fillova t’i lutem Zotit dhe po kërkoja të më tregonte rrugën më të mirë për mua. Pak ditë më vonë më telefonoi Alessio Secco, i cili ishte drejtori sportiv i Juventusit në atë periudhë.
‘Nicola, është bllokuar gjithçka‘, më tha. Zoti kishte punuar për mua, qëndrova te bardhezinjtë dhe ia dola të rifitoj postin e titullarit“, zbulon Nicola Legrottaglie. /abcnews.al