Neymar është kthyer në qendrën e mediave për shkak se e ardhmja e tij është vënë në dyshim te PSG dhe zërat e merkatos e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Parisi.
E gjithë kjo për shkak edhe të formës së “dobët” që ka shfaqur sulmuesi brazilian, që e cila nuk iu ka pëlqyer shumë drejtuesve.
Neymar tashmë nuk konsiderohet më i paprekshëm nga drejtuesit, teksa në rast se në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë që kënaq drejtuesit atëherë marrëdhënia mes palëve mund të marrë një rrjedhë tjetër.
Ndërkohë, në krah të Neymar ka dalë trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite, i cili në fakt fajin për rendimentin e futbollistit, edhe pse nuk përmend emra, e kalon te Mauricio Pochetino. Tite thekson se Neymar duhet të luajë më pranë zonës kundërshtare në mënyrë që në pah të dalë ana kreative e 30-vjeçarit.
“Neymar duhet të shfaqë sa më shumë pjesën e tij krijuese sepse në këtë formë mund të bëhet deçiziv dhe të zgjidhë një ndeshje. Nëse një trajner e vendos Neymar të spostuar në krah, atëherë unë do ta quaja atë një “gomar” sepse në atë pozicion ai limitohet shumë”, u shpreh Tite.
Ky i fundit i ka ndryshuar vendosjen Neymar me Brazilin dhe tashmë sulmuesi është më aktiv gjatë lojës duke rënë pothuajse gjithë kohën në kontakt me topin dhe këtë Tite, kërkon që ta aplikojnë edhe te PSG në mënyrë që të marrin më të mirën nga ish-lojtari i Barcelonës. /f.a/abcnews.al