Laçi nuk ia doli as ndaj Erzenit për t’u rikthyer te fitorja, teksa u mposhtën 1-0. Kjo është disfata e 4-të rresht e kurbinasve në këtë sezon, duke bërë që skuadra të jetë pa “busull”.
Pas ndeshjes, trajneri Dejan Vukiçeviç për “Oversport” ka deklaruar se humbja në minutat e fundit të dhemb, por i tillë është futbolli.
Ndër të tjera tekniku i kurbinasve theksoi se do të flasë me presidentit për të nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.
“Është humbja e katërt radhazi me rezultatin 1-0. Mund të jemi ekipi i vetëm në Europë që pësojmë këto disfata. Kemi lojtarë të dëmtuar, kemi disa probleme në ekip. Të shpresojmë që gjatë pushimit të rikuperojmë disa lojtarë.
Humbja me penallti në minutën e fundit shtesë të djeg, por i tillë është futbolli. Kam folur me presidentin, kemi një komunikim të mirë.
Por do të diskutojmë sërish që të gjejmë një zgjidhje për të ndihmuar skuadrën që të dalë nga kjo situatë e vështirë. E tillë është puna e trajnerit, që gjykohet nga rezultatet”, ka nënvizuar Vukiçeviç. /f.a/abcnews.al