Kampionati “Abissnet Superiore” uli dje siparin e ndeshjeve për vitin 2024. Për herë të fundit për këtë vit, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e formacionit dhe trajnerit më të mirë për javën e 19-të.
Në portë qëndron gardiani i skuadrës së Teutës, Angelo Tafas.
Sakaq, mbrojtja përbëhet nga Bledar Lila (AF Elbasani),Andi Janjeva (FK Partizani), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Fabjan Përndreca (FK Bylis).
3 lojtarët e përzgjedhur në mesfushë janë: Isi Manellari (KF Laçi), Kristi Qose (AF Elbasani), Arinaldo Rrapaj (FK Partizani).
Amadou Traore i Laçit qëndron në majën e sulmit, teksa në krahë e shoqërojnë William Cordeiro Melo (KF Laçi) dhe Tiago Nani (Dinamo City).
Trajneri i javës është përzgjedhur Francesco Moreiro i ekipit të Laçit. /FSHF