Trajner i rekordeve, Nagelsmann tekniku më i ri në finalet e një Evropiani

schedule18:36 - 16 Qershor, 2024

schedule 18:36 - 16 Qershor, 2024

Julian Naglesmann është vetëm 36 vjeç, por kjo nuk e ka penguar aspak që të trajnojë në nivelet më të larta. Ndeshja përballë Skocisë ishte e 11-ta në pankinën e “Pancerave”, duke u bë trajneri më i ri në historinë e Europianëve. Teksa në anën tjetër vendosi dhe një rekord të pabesueshëm, ku për herë të parë një trajner në finalet e një Europiani ishte më i ri se një prej lojtarëve që kishte nën urdhrat e tij, me “gardianin”, Manuel Neuer që është 38 vjeç, e thënë më saktë 2 vite më i madh se trajneri i tij.

Një rast unik, pasi asnjëherë më parë në nivele kaq të larta nuk kishte ndodhur që trajneri të ishtë më i ri se një futbollist, teksa shumë pranë moshës së Nagelsmann janë dhe “ylli” i mesfushës, Toni Kross, “fantazisti” i sulmit, Thomas Muller dhe “gardiani” tjetër i portës, Oliver Baumann, të cilët i kanë kaluar 34 vitet mbi supe.

Pavarësisht moshës, te Gjermania duket se ky detaj nuk peshon shumë, sepse të gjithë e respektojnë maksimalisht fjalën e trajnerit, i cili më herë në karrierën e tij ka drejtuar skuadra të mëdha të futbollit gjerman, si “Bavarezët” e Bayern Munich, “Demat” e RB Leipzig apo edhe skuadrën e Hoffeinheim. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!