Trajner i përkohshëm në pankinë, Ukraina gjen pasuesin e Shevchenkos

schedule17:15 - 18 Gusht, 2021

schedule 17:15 - 18 Gusht, 2021

Andriy Shevchenko u largua nga drejtimi i Ukrainës më 1 gusht. Ish-fituesi i “Topit të Artë” (2004) nuk pranoi kërkesën e Federatës për të ulur rrogën (nga 75 mijë $ në muaj në 30 mijë), palët shtrënguan duart dhe u ndanë mes tyre.

44-vjeçari drejtoi kombëtaren e tij si trajner në pesë vitet e fundit dhe u ul 52 herë në pankinën e Ukrainës, skuadër të cilën e udhëhoqi deri në çerekfinale e Euro 2020.

Drejtuesit e Federatës kanë vendosur t’i besojnë detyrën e trajnerit të kombëtares Oleksandr Petrakhov. Ky i fundit ka punuar me të gjithë moshat e Ukrainës (U17-U20).

 

64-vjeçari është emëruar përkohësisht në këtë detyrë, por nëse bën mirë dhe ia del të sigurojë rezultate pozitive do të zgjatet aventura në stolin e ekipit kombëtar.

Ukraina aktualisht është në vendin e dytë pas Francës në raundin kualifikues të Katar 2022, në një grup që përfshin gjithashtu Finlandën, Bosnjën dhe Kazakistanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!