Diego Simeone është një nga trajnerët më të mirë argjentinas dhe tifozët e kombëtares latine e cilësojnë si njeriun perfekt për të marrë drejtimin e skuadrës së tyre të zemrës.
“El Cholo”, i cili në fundjavë fitoi titullin kampion në Spanjë me Atletico Madrid, ka folur rreth mundësisë për t’u ulur në stolin e 2 herë kampionëve të botës.
“Kam edhe një vit kontratë me Atleticon, jam i lumtur në këtë klub. Argjentina? E di që një ditë do të bëhem trajneri i kombëtares time.
Gjithsesi, unë akoma nuk e di se kur do të ndodhë një gjë e tillë“, theksoi për ESPN strategu 51-vjeçar i klubit “Colchoneros”. /abcnews.al