Trajeri i ri i Tottenham premton spektakël: Dua t’u emocionoj, skuadra ime do të luaj një futboll të bukur

schedule18:16 - 9 Qershor, 2023

schedule 18:16 - 9 Qershor, 2023

Pas negociatave të gjata prej më shumë se 3 muajsh me trajnerë të ndryshëm, skuadra e Tottenham vendosi të emërojë në krye të pankinës, australianin me origjinë greke, Ange Postecoglu, me 57-vjeçarin, që la për Spurs stolin e skocezëve të Celtic.

Postecoglou, i cili është trajneri i parë australian që mbërrin në Premier League, tha ditën e sotme dhe fjalët e tij të para si “numri 1” i pankinës së Tottenham, teksa premtoi se skuadra e tij do të zhvillojë një futboll të bukur sezonin e ardhshëm.

“Kjo është një mundësi emocionuese për mua. Objektivi është të nisim një rrugëtim të ri, të luajmë futboll të bukur dhe të krijojmë një mjedis që mishëron vlerat dhe traditat e këtij klubi fantastik. Dua t’ju bëj të gjithëve krenar me punën time, dua t’ju emocionoj”,- u shpreh trajneri i ri i Spurs.

Ndërkaq, kujtjomë se me skuadrën “ikonike” skoceze, Celtic, Postecoglu fitoi dy tituj kampion radhazi, një Kupë Skocie, si dhe 2 herë Kupën e Ligës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!