Tragjike/ Vriten dhe digjen 10 muzikantë në Meksikë

schedule09:39 - 19 Janar, 2020

schedule 09:39 - 19 Janar, 2020

10 muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur, në pjesën jugore të Meksikës. Zyrtarët dyshojnë se pas këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.

Viktimat mësohet se i përkisnin moshës nga 15 deri në 42 vjeç, për të cilët thuhet se ishin anëtar të grupit muzikor “Sensacion Musical”. Ndërkohë BBC shkruan se pas krimit fshihet banda “Los Ardillos”.

Guerrero njihet se një prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollim të rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!