Tragjike/ Studentja humb jetën teksa po paguante biletën e parkimit

schedule18:04 - 22 Janar, 2021

schedule 18:04 - 22 Janar, 2021

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ohio, Amerikë. Një studente 23-vjeçare ka humbur jetën në hyrjen e një garazhi.

Victoria Strauss vdiq teksa po përpiqej të merrte kartën e bankës e cila i kishte rënë në tokë, ku pa dashje kishte shtypur pedalin e gazit.

Koka i kishte ngecur mes makinës dhe kabinës ku do të paguante parkimin. 23-vjeçarja u gjet pas disa orësh nga roja i parkimit, por ishte shumë vonë për ta shpëtuar.

Ndërsa policia ka njoftuar: “Kishte hapur derën e veturës duke tentuar të kap kartelën e bankës, me të cilën planifikonte të paguante parkingun. Por rastësisht shtypi pedalin e gazit dhe u përplas me kabinën ku do të kryente pagesën”. /abcnews.al