Tragjike, shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

schedule11:07 - 6 Mars, 2021

schedule 11:07 - 6 Mars, 2021

Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Abcnews.al mëson se ka ndërruar jetë në spital Bajram Koni, ndërsa më herët humbi jetën edhe gruaja e tij Merushe Koni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur në vend oficeri i burgut Toni Mëhilli, 54 vjeç.

Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, Endrin Lilën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!