Tragjike në Panama, lufta mes bandave lë të vdekur futbollistin

schedule21:36 - 4 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 4 Shtator, 2023

Një lojtar i ekipit kombëtar të futbollit të Panamasë është qëlluar për vdekje në qytetin e Kolon të Panamasë, nga disa persona të armatosur, tw cilwt hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish, ku mes tyre ishte dhe futbollisti 26-vjeçari Gilberto Hernandez.

Nuk dihet ende nëse futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Club Atletico Independiente ka qenë objektivi i të shtënave, pasi në muajt e fundit ka nisur një luftë e egër mes dy bandave rivale tw zonws për të kontrolluar trafikun e drogës.

Sipas raportimeve mw tw fundit tw mediave lokale, dy persona të armatosur detyruan një shofer taksie t’i çonte në një ndërtesë në lagjen Barrio Norte të qytetit dhe hapën zjarr ndaj grupit të mbledhur, duke plagosur 6 persona dhe lwnw tw vdekur nw vend 26-vjeccarin. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!