Një 75-vjeçare me iniciale N.B. ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku jetonte mbrëmjen e sotme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet. Policia njofton se vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetasja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al