Tragjike në Meksikë, peshkaqeni sulmon një zhytës, nuk arriti të mbijetojë

schedule21:42 - 27 Janar, 2023

schedule 21:42 - 27 Janar, 2023

Një ngjarje horror ka ndodhur në Meksikë, teksa një zhytës pësoi një vdekje tragjike kur një peshkaqen i bardhë i preu kokën, një peshkatar ndodhej aty dhe pa të gjithë skenën e tmerrshme.

Tragjedia ka ndodhur më 5 janar dhe është sulmi i parë fatal i peshkaqenit për vitin 2023. Viktima quhej Manuel Lope, ishte rreth 50 vjeç dhe po zhytej për të kapur një molusk nga fundi i oqeanit.

Peshkatari Jose Bernal raportoi se ai pa me sytë e tij pamjen e tmerrshme: Ai sapo ishte zhytur kur kafsha e sulmoi. I hëngri kokën dhe i kafshoi të dy supet.

Vihet re se autoritetet kishin paralajmëruar njerëzit që të mos i afroheshin detit, pasi ishin shfaqur shumë peshkaqenë të bardhë. Por mungesa e ushqimeve të detit në zonë ka krijuar një kërkesë të lartë dhe Lopes, një person që të ardhurat i fitonte vetëm nga peshkimi, vendosi të hyj dhe të kapë molusqe. Kjo ishte një lëvizje që i kushtoi jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!