Mbrëmja e djeshme nuk ka shkuar siç duhej për ish-trajnerin italian Alberto Zaçheroni, i cili u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, në Cesenatico dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.
Sipas mediave italiane, ish-trajneri i Milan, Lazio, Inter, Juventus dhe Kombëtares japoneze është rrëzuar dhe ka goditur kokën keqazi, ndërsa nuk dihet në rënia është një aksident apo diçka tjetër e ka provokuar atë.
Një ambulancë e ka dërguar menjëherë 69-vjeçarin italian në spitalin “Maurizio Bufalini” në Cesena, ku është vendosur në terapi intensive. Ai u diagnostikua fillimisht me një tronditje dhe lëndim në kokë, por ende nuk ka rifituar vetëdijen.
Ndërkaq, kujtojmë se Zaçheroni fitoi Serinë A në sezonin 1998/99 me Milanin dhe me Kombëtaren japoneze fitoi Kupën e Azisë, në vitin 2011 dhe Kupën e Azisë Lindore në vitin 2013. /i.m /abcnews.al