Italia vijon të jetë nën pushtetin e kronavirusit, ka shkuar në 1266 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 14955 janë të infektuar ndërsa deri më tani janë shëruar 1439 persona.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 viktima më shumë e 2547 të infektuar të tjerë.
Shumica e viktimave janë mbi 80 vjeç dhe kanë dy deri në tre sëmundje të mëparshme.
Ndërkohë, ngjitja po përhapet edhe në pjesën tjetër të Evropës, dhe vendet e tjera gjithashtu kanë filluar të marrin masa për të ndaluar infeksionin. /abcnews.al