Një aksident i rëndë ka ndodhur në periferi të Romës. Autoritetet raportojnë se pesë persona kanë humbur jetën.
Lajmi u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikëses, sipas mediave italiane.
Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Një person i gjashtë që ishte në makinë, një Fiat 500, u dërgua në spital. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.
/abcnews.al