Një djalë 3 vjeç dyshohet se është vrarë me thikë nga babai i tij. Trupi i Alexis Vikatos, 3 vjeç, u zbulua në një apartament në Riverëood, në jugperëndim të Sidneit.
Babai i tij, Nathan Vikatos, 45 vjeç, kishte lëndime të rënda me thikë, të cilat policia beson se ishin vetëshkaktuar dhe u dërgua në spitalin St George, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.
Ai është akuzuar për vrasjen e dyshuar të djalit të tij dhe refuzoi lirimin me kusht.
Familjarët kanë shprehur tronditjen dhe tmerrin e tyre për vdekjen tragjike të Alexis. Nëna e Alexis, Jessica Marett, vdiq në fillim të vitit 2021 pak pas lindjes. Babai më pas u zhvendos në Bregun Qendror dhe dyshohet se nuk pati me kontakte me familjen e gruas.
/abcnews.al